'Fëmijëria e saj nuk ka qenë e qetë'/Monica Bellucci flet për të bijën

'Fëmijëria e saj nuk ka qenë e qetë'/Monica Bellucci flet për të bijën

22:26, 02/05/2024
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Monica Bellucci ka thënë së fundmi se fëmijëria e vajzës së saj, Deva Cassel, nuk ka qenë aspak e lehtë. Deva ka ndjekur hapat e nënës së saj dhe tashmë është mjaft e njohur në botën e modelingut.

Image

Edhe pse Monica e nisi kështu karrierën e saj, pranon se është pak e shqetësuar për zgjedhjen e karrierës së vajzës së saj. Në një intervistë me Marie Claire aktorja tha se:

Duhet të pranoni që vajza juaj ka përvojat e veta dhe përpiquni të mos e rëndoni. Mua mua më pëlqen veçanërisht të shoh Devan të pasionuar, krijuese, të gjallë.

Monica ndan vajzën e saj me ish-bashkëshortin, regjisorin dhe aktorin Vincent Cassel. Duke pasur parasysh karrierën e tyre, Deva shpesh lëvizte me ta. Monica vijoi duke shprehur se:

 

Ajo vjen nga një familje akrobatësh dhe këta jemi ne. Edukimi i saj ishte i shpërndarë midis Italisë, Brazilit, Francës. Fëmijëria e saj nuk ishte e qetë, por ajo tani ndihet mirë dhe unë ndihem e lumtur.

Bellucci ka folur edhe për dashurinë e saj të re, Tim Burton.

Nëse jam me të, kjo është në radhë të parë sepse më prek shpirti i tij. Për më tepër, kur më ofroi një rol kyç në filmin e tij të radhës, menjëherë rashë dakord sepse, përveç dashurisë, doja të ndaja edhe përvojën e punës me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco