Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare ikona Iris Apfel

Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare ikona Iris Apfel

09:45, 02/03/2024
A+ Aa A-

Iris Apfel ka ndërruar jetë në moshën 102-vjeçare. Në llogarinë e saj në Instagram është publikuar një foto e dizajneres së interiorit, e cila shfaqet e buzëqeshur. Në foto shkruhej: “Iris Barrel Apfel, 29 gusht – 1 mars 2024”.

Ndërkohë, vdekja e saj u konfirmua nga një zëdhënës, Stu Loeser, i cili tha për New York Times se ikona kishte ndërruar jetë në shtëpinë e saj, në Palm Beach. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së saj.

Image

Apfel njihet për veshjet e saj shumëngjyrëshe, bizhuteritë dhe syzet e mëdha, të cilat frymëzuan edhe një ekspozitë të zhvilluar në vitin 2005 në “Metropolitan Museum of Art’s Costume Insititute”.

Iris e ka nisur karrierën e saj në botën e reklamave, ku punonte si copywriter në “Women’s Wear Daily”, pranë dizajnerit të interiorit, Elinor Johnson. Në vitin 1948, ajo u martua me Carl Apfel, me të cilin nisi një firmë materialesh tekstike dhe hoqën dorë prej saj 44 vite më vonë. Carl ndërroi jetë në moshën 100-vjeçare, në vitin 2015.

Image

Apfel, gjatë rrugëtimit të saj, ka qenë pjesë e projekteve të ndryshme dizenjimi dhe restaurimi, përfshirë edhe rinovimin e Shtëpisë së Bardhë për 9 presidentë: Harry S. Truman, Dwight D. Eisenhower, John F. Kennedy, Lyndon B. Johnson, Richard Nixon, Gerald Ford, Jimmy Carter, Ronald Reagan dhe Bill Clinton.

Image

Përpos faktit se ishte një ndër ikonat e modës, Apfel ka qenë edhe pedagoge e jashtme në universitetin "Texas-Austin".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco