E mahnitshme! Rihanna performon në një dasmë private indiane

E mahnitshme! Rihanna performon në një dasmë private indiane

09:12, 02/03/2024
A+ Aa A-

Rihanna së fundmi ka zbukuruar një dasmë luksoze indiane me praninë e saj, duke dhënë një performancë magjike për festën para dasmës së djalit të një miliarderi.

Këngëtarja me famë botërore ka mahnitur të gjithë në këtë festë para dasmës së Anant Ambanit dhe Radhika Merchant. Babai i dhëndrit, Mukesh Ambani, është jashtëzakonisht i pasur me një pasuri të vlerësuar në 114 miliardë dollarë.

Teksa rrjeti po çmendet për ‘fatlumët’, janë ngritur dhe aludime se mund të paguar shifra të çmendura. Është përfolur se tarifa e Rihannës për performancën është diku midis 8-9 milionë dollarë .

Dasma zyrtare është planifikuar të ndodhë më vonë gjatë verës, megjithëse një festë madhështore tre-ditore para dasmës tashmë është zhvilluar, duke mirëpritur rreth 1200 të ftuar. Festimet kanë nisur ditën e djeshme, më 1 mars, me një event të titulluar “Një mbrëmje në Everland”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco