3 mesazhet e koduara që i vëllai i dha Meritonit,

3 mesazhet e koduara që i vëllai i dha Meritonit,

09:28, 11/02/2024
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme Meritoni ka marrë një surprizë nga BB VIP, ku ka takuar një nga vëllezërit e tij Rinorin.

Meritoni është shprehur se me Rinorin kanë një lidhje shumë të afërt, dhe është personi nga i cili merr më shumë këshilla.

Vetë Rinori, me hyrjen e tij në shtëpi dha dhe disa mesazhe të koduara, ku nënkuptoi se familja e tyre ishte kundër lidhjes së Meritonin me Ilnisën.

I vëllai i tha Meritonit se ai do të ishte më i fortë në lojë individualisht duke nënkuptuar që nuk i duhet Ilnisa. Më tej për dasmën ai tha se familja e ka parë thjesht si lojë, dhe nuk preferoi që të komentonte gjatë.

Teksa Ledioni e ka pyetur Rinorin nëse do të takojë dikë tjetër ai ka thënë: Askënd tjetër përveç Meritonit, më mjafton.

Gjë e cila ka bërë që Ilnisa të mërzitet ndonëse mesazhi në këtë pikë ka qenë i hapur.

Pas spektaklit, gjatë bisedave me disa prej banorëve, Ilnisa tha se tashmë loja në shtëpi kishte ndërruar pllakë, por pa dashur që të jepte më shumë detaje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco