‘Do ta rrafësh ndonjë ditë të shkretin’/ Sara debat me opinionistët

‘Do ta rrafësh ndonjë ditë të shkretin’/ Sara debat me opinionistët

22:14, 10/02/2024
A+ Aa A-

Dasma e improvizuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” krijoi shumë dinamika dhe debate mes banorëve.

Meritoni dhe Ilnisa, të zgjedhur si çifti që do celebrohej, vendosën që të mos ftonin Sarën dhe Vesën në këtë festë.

Për këtë arsye Sara u ndje tepër e prekur, por sipas Arbër Hajdarit ky ishte i gjithi një aktrim prej saj. 

“Kemi parë banorë që na bënë skena alla telenovela indiane, na bëri ‘Bidain’ aty brenda me të qara pse nuk u ftuan në dasëm”- tha Arbër Hajdari.

“Nuk më vjen mirë për pjesën që gjatë kësaj situate unë kam dalë si një vajzë e vogël që kam dashur vëmendje dhe që kam luftuar për vëmendje. Unë jam sjellë shuëm mirë, jam prekur shumë nga kjo ngjarje. Ajo e Prime-it është në lidhje me diçka që Bardhi e ka thënë një ditë para dasmës. Unë dhe Bardhi patëm nëj bisedë ku më tha ‘paske patur të drejtë, këta njerëz kështu e duan. Unë tani do filloj të luaj dhe do mbështes qëllimin tënd.’ Një ditë më pas ndodhi kjo. Pjesa e prime-it është pse nëse nise të luash, tani ti bën këtë. Ai i dha vëmendje dikujt me të cilin unë isha zënë një ditë më parë.”- tha Sara.

“E shëmtuar është ajo që bën ti Sara. Bëre gjithë atë dramë atje, gjithë atë thriller. Tregohu pak më e thjeshtë, ta them për të mirë sepse dukesh shumë arrogante. Ti mendon se të gjithë njerëzit janë budallenj dhe do të të besojmë ty që nuk ishte dramë ajo. Pashë Zotin, do ta rrahësh ndonjë ditë atë të shkretin”- tha Arbër Hajdari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco