Ish-punonjësja e Google zbulon pyetjen ‘më të vështirë’ të intervistës me të cilën testohen kandidatët

Ish-punonjësja e Google zbulon pyetjen ‘më të vështirë’ të intervistës me të cilën testohen kandidatët

18:06, 10/02/2024
A+ Aa A-

Intervistat e punësimit mund të jenë të sikletshme, sidomos për pyetjet provokuese si ‘cila është dobësia jote më e madhe’ ose ‘çfarë do të bënit në një situatë stresuese’.

Kështu që mund të imagjinohet se në korporata të mëdha si Google diçka e tillë do të ishte shkatërruese nga nervat.

Por një ish-punonjëse e gjigantit të teknologjisë tregon së fundmi se në cilën pyetje kandidatët ngecnin më shumë.

E reja që pretendon se ka punuar për kompani si Google, Wix, e Rocket Money si drejtuese personeli, shpjegon në rrjetin TikTok për pyetjet që supozohet të ndajnë “shapin nga sheqeri”.

Përdoruesja me emrin @hrbitch shpjegon pyetjen: “Ka një kafene në San Francisco me furnizim dhe kërkesë të pakufizuar, domethënë se ka të gjitha produktet e kafesë, mjetet e shërbimit si dhe një radhë të gjatë klientësh që presin për të blerë”.

“Dyqani është rreth 150 metra katrorë. Më thuaj sa kafe shet ky dyqan në një ditë?”, tregon ajo për pyetjen kleçkë, e cila sipas saj është më e papritura për kandidatët e intervistuar.

Disa përdorues të TikTok jepnin teoritë e tyre për përgjigjen e saktë dhe kishin mbushur seksionin e komenteve me idetë.

Një prej tyre përgjigjej: “Zero – nuk prodhon asgjë, sepse nuk përmendi punonjësit.”

Një tjetër shkruante: “Duhen 30 sekonda për të mbushur kupën e kafes, pra rreth 120 kafe në orë, nëse qëndron hapur tete ore janë rreth 1000 kafe”.

Idetë ishin nga më të ndryshmet por më në fund ish shefja e personelit zbuloi përgjigjen sipas saj.

Ajo tha: “Nuk ka asnjë përgjigje të drejtë ose të gabuar, sepse intervistuesi vetëm përpiqet të kuptojë mënyrën tuaj të të menduarit, prandaj detajet janë të papërcaktuara, për të kuptuar aftësitë tuaja të vendimmarrjes”.

Por në faqen e internetit të Google thuhet se kompania nuk përdor më pyetje ngatërruese në intervistimet e saj.

“Ne duam vetëm të vlerësojmë aftësitë dhe nëse ato përshtaten me rolin, nuk kemi pyetje ngatërruese dhe intervistat tona janë shumë zbavitëse”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco