Sara s’ka aspak mendim të mirë për Ledionin, ja çfarë thoshte para hyrjes në BBV

Sara s’ka aspak mendim të mirë për Ledionin, ja çfarë thoshte para hyrjes në BBV

13:25, 10/02/2024
A+ Aa A-

Sara Gjordeni është një prej konkurrenteve e cila po merr shumë vëmendje dhe po shkakton polemika brenda shtëipsë së Big Brother Vip.

Ditët e fundit ajo po komentohet jo pak për romancën e saj me Bardhin, por edhe reagimet e saj pas hyrjes së ish të dashurit në garë.

E si çdo personazh, edhe Sara nuk u ka shpëtuar gërmimeve të rrjetit për të mësuar më shumë nga deklaratat, romancat apo veprimtaritë e saj nga e shkuara.

Së fundmi në internet po qarkullon një video e saj e cila e ftuar në një emision radiofonik është pyetur se cili moderator i duket më i dobëti. Në atë kohë, Sara mendonte se Ledion Liço nuk është i aftë të prezantojë formatin e njohur të ‘Big Brother’.

Nuk më ka pëlqyer fare Ledion Liço kur ka prezantuar ‘Big Brother’. E tmerrshme! Ledion mos më sulmo të lutem të kam shumë xhan”, ka thënë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco