'Djalin e kam patur shumë sëmurë', rrëfimi prekës i një prej banorëve të shtëpisë së BBV3

'Djalin e kam patur shumë sëmurë', rrëfimi prekës i një prej banorëve të shtëpisë së BBV3

17:10, 09/02/2024
A+ Aa A-

Mbrëmjen e kaluar, këngëtari i njohur, Endrik Beba ka rrëfyer disa detaje në jeta e tij personale në prani të Gracianos.

Endriku, i cili është babai i një djali nga një marrëdhënie e mëparëshme, ka rrëfyer momentin e vështirë në jetën e tij, pasi djali ka qënë shumë sëmurë.

“E kam patur shumë sëmurë, e kam mjekuar në Greqi. Nja një vit para se të dilte Covid. Ai ka qenë shumë shumë alergjik dhe nëse vraponte, e kapta astma. I provuam këtu të gjitha spitalet, të gjitha mundësitë dhe nuk po i jepnim dot zgjidhje. E çuam në Greqi dhe aty e gjetën se çfarë kishte. U bë mirë për 3-4 ditë pas atij mjekimi por që të shërohej, që të mos kishte probleme pas shumë vitesh, duhet të bënte një mjekim që zgjaste 7-8 muaj”.

“Mua më duhej të kthehesha në Shqipëri sepse më duhet të punoja pasi kisha një familje të madhe për të mbajtur. Nuk ikja dot andej sepse duhet të punoja. Pastaj ndodhi Covid dhe nuk mund të udhëtonte. Kam ndenjur tre vite pa e parë”, tregon Endriku.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco