Prindërit e Bianca Censorit të shqetësuar: Nuk po e njohim më pas lidhjes me Kanye West

Prindërit e Bianca Censorit të shqetësuar: Nuk po e njohim më pas lidhjes me Kanye West

16:31, 09/02/2024
A+ Aa A-

Bianca Censori e ka tepruar me zhveshjet në daljet e fundit dhe prindërit e saj janë shqetësuar.

29-vjeçarja australiane u shfaq lakuriq në daljen e fundit me Kanye West, e mbuluar vetëm me një mushama transparente për mbrojtjen nga shiu.

Në media po hidhen dyshime se reperi ka arritur ta manipulojë atë psikologjikisht dhe po shfrytëzon imazhin e saj për të tërhequr vëmendje.

Fotot kanë shqetësuar edhe prindërit e Biankës të cilët shprehen se nuk e njohin më vajzën e tyre.

Duke folur për DailyMail një burim vuri në dukje se nëna e Biankës, Alexandra dhe babai i saj Leo janë “të turpëruar” nga fotot.

Burimi zbuloi: “Familja dhe miqtë e saj janë të turpëruar sepse gjithçka po bëhet gjithnjë e më keq. Bianca qartazi nuk e kupton se ajo që veshi jo vetëm që është e neveritshme dhe jep një shembull të keq, por ajo gjithashtu po shkel ligjin. Prindërit e saj janë shumë të shqetësuar, sepse nuk po e njohin më. Ajo nuk do ta bënte këtë, vetëm nëse po kontrollohet”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco