Ervin Gonxhi sqaron situatën me posterin e koncertit pas daljes nga “BBV3”

Ervin Gonxhi sqaron situatën me posterin e koncertit pas daljes nga “BBV3”

09:41, 09/02/2024
A+ Aa A-

Në rrjetet sociale pas daljes së Ervinit më 30 janar qarkulloi një poster në lidhje me datën e koncertit ku ai ishte i ftuar special së bashku me grupin e tij në datë 3 shkurt, nga ku ai parashikohej të ishte ende brenda shtëpisë nëse nuk do të dilte atë natë. Kjo shtoi aludimet se dalja e tij ishte e planifikuar nga produksioni.

Ervini ishte i ftuar për një intervistë në emisionin “S’e Kam me Ty” ku ai zbuloi më shumë detaje rreth qëndrimit të tij në shtëpi. Kur u pyet se çfarë do të kishte bërë ndryshe për të qëndruar më gjatë në shtëpinë e BBV ai u shpreh se nuk do të donte që të qëndronte më shumë brenda.

Nuk doja të qëndroja më shumë sepse ishte një humbje kohe në kuptimin që humbja shumë gjëra jashtë si koncertet, eventet, studiot, lekë.

Ndërsa në lidhje me posterin që u shpërnda kudo ai shprehet:

Sinqerisht dua ta sqaroj, ai poster ka qenë pa plan. Banda ime sado që unë kam qenë brenda shtëpisë 17 ditë ka vazhduar me koncertet, por fotoja ime normalisht ka qenë në poster sepse nuk mund ta ndanin dot nga grupi. Ajo ka qëlluar si situatë e tillë. Nuk është ashtu sepse më 3 shkurt kur ata kanë qenë në Itali në koncert dhe unë kam qenë në Big Brother në ‘Prime’. Njerëzit e bëjnë pak të vështirë situatën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco