Sot vëllai i Duas mbush 18 vjeç dhe merr urimin më të bukur nga motra

Sot vëllai i Duas mbush 18 vjeç dhe merr urimin më të bukur nga motra

13:09, 30/12/2023
A+ Aa A-

Sot vëllai i Dua Lipës feston 18 vjetorin e lindjes.

Sigurisht, Dua Lipa i ka bërë një urim emocionues në Instagram, ku dhe ka ndarë foto me të dhe motrën, Rinën.

Ajo shkruan: Të të shoh ty të rritesh duke u bërë një i ri kaq i sjellshëm, i zgjuar dhe i kujdesshëm ka qenë një nga gëzimet më të mëdha në jetë!

Dua Lipa është këngëtarja femër me fitimet më të larta në Britaninë e Madhe. Në korrik, ajo arriti një marrëveshje me Porsche me shtatë shifra dhe ka lidhje me disa marka. Ajo gjithashtu mbledh para çdo vit për organizatën bamirëse, Sunny Hill Foundation.

Ndërkohë po këtë vit Dua Lipa i ka dhënë fund marrëdhënies me regjisorin Romain Gavras.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco