Marrëdhënia e mirë me Adrolën, Fifi zbulon arsyen

Marrëdhënia e mirë me Adrolën, Fifi zbulon arsyen

19:49, 06/12/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka folur së fundmi për raportin me Adis Patushin, eksperiencën e saj si nënë dhe raportin me Adrola Dushin.

Këngëtarja, e cila tashmë është nënë e një djali, ka treguar në një intervistë për Top Albania Radio, se si po e përjeton ajo këtë periudhë të jetës së saj. Fifi është shprehur se ndonjëherë njerëzit harrojnë që ajo është nënë, ndërsa thekson që edhe ajo vete nuk ka dëshiruar që ta shfrytëzoj këtë pjesë për marketing.

“Nuk ma vënë shumë re që të më thonë ‘ti je nënë, duhet të jesh kujdes’. Madje disa herë njerëzit po harrojnë fare që unë jam bërë nënë. Unë kam zgjedhur që të mos e bëj publike që në fillim (të shtatzënisë), e bëra publike 2-3 muaj para se të lindja. Nuk kam dashur ta pompoj shumë si gjë. Plus nuk kam dashur ta shfrytëzoj shumë për marketing pjesën që unë u bëra nënë, nuk më dukej shumë e rrugës që ta përdorja një gjë të tillë”, tha ajo

E pyetur mbi partnerin e saj, Adisin, nëse janë duke planifikuar një datë për dasmën e tyre apo jo, Fifi është shprehur se ja ka lënë në dorë partnerit, ndërsa ka treguar që akoma nuk i ka ardhur propozimi.

“Ia kam lënë në dorë atij. Nuk ka ardhur akoma propozimi…”, ka treguar Fifi.

E pyetur për marrëdhënien e saj me ish-partneren e Adisit, Adrola Dushi dhe djalin që ata kanë së bashku, Fifi zbuloi se cili është çelësi i kësaj marrëdhënieje kaq korrekte.

“Çelësi është fëmija i Adisit. Nëse unë nuk e respektoj fëmijën e tij, i bie që unë nuk e respektoj atë që kam në krah. Nuk është thjesht që duhet patjetër të bësh kompromis. Por dhe nga ana njerëzore duhet të ndalesh të mendosh që aty në mes është një fëmijë që ka nevojë për babain e tij. Në jetë nuk ia uroj kurrë dikujt që të mos ketë nënë apo baba.Unë kam 8 vjet që jam larg familjes sime dhe shpesh më mungon babi dhe mami. Në këtë rast, unë e di se sa shumë mund t’i mungojë atij babai i vet. E shoh shumë më të brendshme nga sa duket nga jashtë. Në fund të ditës, duhet të jemi njerëzorë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco