‘Kur do flasim për Alketën te Forbes i tregut çam?! Pasi revista  ia ‘qau’ reklamën redaksionale, reagon moderatori i njohur

‘Kur do flasim për Alketën te Forbes i tregut çam?! Pasi revista ia ‘qau’ reklamën redaksionale, reagon moderatori i njohur

12:36, 25/11/2023
A+ Aa A-

Një menaxhere e shkëlqyer e vetes!

Kështu do ta quaja moderatoren e njohur të ekraneve shqiptare Alketa Vejsiu e cila sigurisht nuk e lë festival, kompeticion apo revista pa lançuar emrin e saj.

Kësaj radhe, nuk po flasim as për ‘X Factor’ në Shqipëri as për ‘Sanremon’ në Itali, tani do të ikim diku më larg, do të ‘udhëtojmë’ drejt Britanisë.

Teksa ditën e djeshme mediat rozë po shkruanin se si moderatorja u bë pjesë e revistës prestigjioze Forbes si ‘Queen of Tv’ nga një vështrim i shpejtë vëmë re se lajmi nuk ishte në ‘Forbes’ që njohim të gjithë, atë kryesorin, por në degën e saj në Britani, pikërisht duke paguar për një reklamë redaksionale.

Linkun e shkrimit, Alketa e postoi në adresën e saj në Instagram, bashkë me dedikimin për veten, ku shkruan: “Jam vertete e lumtur qe jam ne Forbes UK ( artikullin mund ta lexoni ne Link Ne Bio)!

Personazhet ne galeri i perkasin botes se madhe, arritjeve te medha, impakteve te jashtezakonshme qe mund te kene ne bote permes zerit, dhe platformave te tyre; une ne te thjeshten time jam e kenaqur dhe krenare qe jam Shqiptare , mund te jemi vend i vogel por endrrat i kemi pasur gjithmone te medha. Jam ndjere gjithmone “nje qytetare e botes” dhe me krenari kam treguar gjithmone pashaporten ????????. Do vazhdoj te numeroj yje me shume se dollarë.

Gjithashtu @revistaclass_ do te jete partnere e Forbes ne Shqiperi dhe Kosove duke evidentuar te tjere personazhe shqiptare qe meritojne vemendje ne vitrina nderkombetare; ndaj ky artikull hap rrugen per te tjere te rinj shqiptare qe me historite e tyre frymezuese do kene dritaren e tyre ( sipas disa kritereve perzgjedhjeje nga Stafi Editorial i Forbes dhe @revistaclass_ ).”, përfundon postimi i moderatores.

Image

Për hir të së vërtetës, më pëlqeu shumë si fakt se si një grua shqiptare arrin të depërtojë në titujt e revistave prestigjioze, i cili kishte një titull të stilit ‘Si Alketa nuk ka’ (The Triple Crown: Queen of TV, Digital Media, and Business Ventures- Kurora e tre-fishtë: Mbretëreshë e TV, Medias Digjitale dhe Biznesit sh.r).

Teksa më tutje lexojmë Forbes Staff’, ku tekstualisht shkruhej: ‘Stafi i Forbes është një anëtar i nderuar i ekipit prestigjioz të Forbes Angli, i përkushtuar për të ofruar përmbajtje të jashtëzakonshme dhe gazetari të thellë. Me një njohuri të gjerë të peizazhit të biznesit lokal dhe një angazhim të palëkundur për të zbuluar histori magjepsëse, Stafi i Forbes shfaq ekspertizën e tyre në fushën e raportimit të biznesit. Si një kontribues i respektuar dhe i dashur për Forbes Angli, ata u ofrojnë lexuesve perspektiva të paçmueshme mbi ekosistemin e gjallë dhe dinamik të biznesit të Anglisë’.

Image

 Kjo e bëri edhe më të qartë panoramën se Alketa ka paguar (e mesa duket nga titulli, jo pak) për të qenë pjesë e Forbes Uk.

Lidhur më ketë situatë në një prononcim të bërë në faqen e tij zyrtare të ‘Facebook’ moderatori i njohur Flavio Qarri me nota ironizuese shkruan: Kur do flasim për Alketën te Forbes i tregut çam?

Sipas tij, e gjithë çështja bëhet në kornizat e një tregëtie, moderatorja paguan dhe asaj i bëhet marketingu!  Sigurisht, në një nga filialet e prestigjiozes dhe jo në pikën e saj kryesore, për të cilën duket se moderatores ende nuk i është realizuar ëndrra.

Sidoqoftë, ‘nuk po ia marrim hakun’ për punën e dhënë ndër vite në media (që mos të keqkuptohemi) e deri atëherë do të jemi sërish përpara kompjuterit duke pritur që një tjetër revistë 'të rrokë' emrin e saj.

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco