Nga Adriana Lima te Justin Bieber, 7 çifte të famshëm që vendosën të bënin s*ks vetëm pas martese

Nga Adriana Lima te Justin Bieber, 7 çifte të famshëm që vendosën të bënin s*ks vetëm pas martese

09:13, 25/11/2023
A+ Aa A-

Kanye West dhe gruaja e tij, Bianca Sensori, u bënë virale edhe një herë kur një person nga mjedisi i tyre zbuloi së fundmi arsyen e martesës, vendimin e reperit për të mos kryer s*ks deri para martesës.

Por West nuk është i vetëm. Nga supermodelet Adriana Lima dhe Miranda Kerr te muzikantë si Kevin Jonas dhe Carrie Underwood, Hollywood ka shumë që i qëndrojnë besnike traditës.

Yvonne Orji

Yvonne Orji mund të ketë luajtur në disa skena të nxehta në 'Insecure', por së fundmi ajo konfirmoi se është ende e virgjër. Duke folur për dasmën në podcastin "Dear Chelsea", 39-vjeçarja u tregoi dëgjuesve se do të mbetet e virgjër deri në natën e martesës. Orji ishte 33 vjeç kur foli për People në lidhje me vendimin e saj pwr tw ruajtur virgjërinë derisa t'i thoshte "PO" burrit të saj të ardhshëm.

Image

Adriana Lima
Një nga femrat më seksi të modelingut, Adriana Lima u kritikua shumë kur tha për revistën GQ “seksi është për pas martesës”. “Burrat duhet të respektojnë se kjo është zgjedhja ime. Nëse nuk ka respekt, do të thotë nuk më duan”, theksoi modelja. 

Ajo përfundimisht u takua me ish-bashkëshortin e saj, Marko Jaric, në vitin 2006 në një festë dhe u fejuan dy vjet më vonë. 

Në moshën 27-vjeçare, ajo u martua me basketbollistin serb në ditën e Shën Valentinit 2009 në një ceremoni private civile. 

Në vitin 2016, çifti, i cili kishte edhe dy vajza, u divorcua dhe aktualisht modelja është në një lidhje me Andre Lemmers. 

Vitin e kaluar, ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë.

Image

Justin Bieber - Hailey Bieber

Justin Bieber zbuloi për Vogue se ai dhe gruaja e tij Hailey kishin kaluar më shumë se një vit në një "periudhë beqarie të vetë-imponuar". 

“Zoti nuk na kërkon të mos bëjmë seks sepse ai do rregulla dhe gjëra të tjera. Është sikur po përpiqem të të mbroj nga dhimbja dhe lëndimi. Unë mendoj se seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Ndonjëherë njerëzit bëjnë seks sepse nuk ndihen mjaft mirë. Sepse nuk kanë vetëbesim.  Doja t'i përkushtohesha Zotit në këtë mënyrë, sepse me të vërtetë ndjeja se ishte më mirë për gjendjen e shpirtit tim. Dhe besoj se Zoti më bekoi me Haley si rezultat” është shprehur Bieber.

Image

Mariah Carey dhe Nick Cannon

Mariah Carey  dhe Nick Cannon ishin në një lidhje para se të njiheshin me njëri-tjetrin, por vendosën të abstenonin seksin derisa u martuan. 

Dyshja u takuan vetëm për dy muaj përpara se të lidheshin me martesë në vitin 2008, por  Carey tha në atë kohë:  “Nuk është se nuk ishim intimitet, thjesht nuk ishte plotësisht intime. Jam vetëm unë dhe ndjenjat e mia. Sigurisht që nuk dua t'ia detyroj askujt tjetër. Por ne të dy kemi besime të ngjashme dhe thjesht mendova se do të ishte shumë më e veçantë nëse do të prisnim derisa të martoheshim. Dhe ishte, dhe është ende."

Image

Jessica Simpson

Jessica Simpson, përveçse një këngëtare e talentuar, ishte edhe vajza e pastorit Joe Simpson. Simpson, tani 43 vjeç, ka folur në të kaluarën për zgjedhjen e saj për të abstenuar nga seksi deri në martesë. Pavarësisht dëshirës së saj për të "mbetur e pastër", nëna e tre fëmijëve zbuloi se marrëdhënia e saj me Nick Lachey e testoi "përkushtimin e saj ndaj virgjërisë".  “Një herë, Nick më përqafoi dhe mendova se do të shpërtheja në flakë”, ka shkruar ajo. Më duhej ta largoja, jo sepse nuk i besoja, por sepse isha në prag të dorëzimit”, shkruan ajo në kujtimet e saj.

Image

Kevin Jonas
Të dy vëllezërit Jonas mbanin "unazën e pastërtisë" për shumicën e viteve të tyre të adoleshencës, kryesisht për shkak të edukimit të tyre fetar. 

Ndërsa Nick dhe Joe zgjodhën të hiqnin dorë nga kjo traditë në rastin e parë, Kevin ndoqi rrugën e familjes së tij derisa u martua me gruan e tij, Danielle, në vitin 2009. “Do të doja të isha martuar një ditë pasi u fejuam. Do të çmendeshim nëse do të prisnim më gjatë”, i tha ai People.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco