Sean 'Diddy' Combs paditet sërish për abuzim seksual

Sean 'Diddy' Combs paditet sërish për abuzim seksual

09:11, 25/11/2023
A+ Aa A-

Sean 'Diddy' Combs është paditur sërish nga një grua, e cila thotë se ai e drogoi dhe abuzoi me të seksualisht në 1991-in.

Paditësja thotë se sulmi ndodhi gjatë një takimi me reperin.

Combs, pak kohë më parë mori një tjetër padi për sulm seksual nga këngëtarja dhe ish-partnerja e R&B, Casandra "Cassie" Ventura.

Një përfaqësues i reperit i quajti akuzat e fundit “të sajuara dhe jo të besueshme”.

Në padinë e dytë, nga Joi Dickerson-Neal, thotë se ajo e njihte reperin pasi kishte performuar në një nga videoklipet e tij.

Ajo thotë se gjatë asaj kohe ishte droguar nga reperi “duke rezultuar në një gjendje fizike ku nuk mund të qëndronte apo të ecte në mënyrë të pavarur”.

Më pas, sipas padisë, ai e ka çuar me makinë në vendin ku po qëndronte, ku e ka dhunuar seksualisht.

Ajo thotë se më vonë mësoi se ai e filmoi në fshehtësi takimin dhe ua tregoi atë njerëzve të tjerë.

Avokatët e Diddy-t i kanë mohuar akuzat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco