Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Inceneratorët, kush e ka rradhën?

Të gjithë shpresuan për një rikthim, çfarë raporti ka sot Rina dhe Sin Boy?

Të gjithë shpresuan për një rikthim, çfarë raporti ka sot Rina dhe Sin Boy?

14:20, 23/10/2023
A+ Aa A-

Ndonëse një nga çiftet më të pëlqyer, këngëtarja Rina Balaj dhe reperi grek Sin Boy i dhanë fund lidhjes së tyre në muajt e verës që lamë pas.

Disa video që qarkulluan në rrjet, ku Rina u pa duke kënduar dhe kërcyer në një nga koncertet e ish-partnerit, shtuan zërat për një ribashkim të dyshes.

Megjithatë, Sin Boy thotë se mes tyre nuk ka asnjë rikthim. Në një intervistë të fundit ai ka deklaruar se ata mbeten miq, por asgjë më tepër.

“Shumë mirë i kemi marrëdhëniet. Bashkë nuk jemi, por respekte për të. I kemi shumë mirë marrëdhëniet. Kaq”, tha ai.

Po ashtu edhe Rina, në një nga intervistat e saj ka deklaruar se ata vazhdojnë të kenë marrëdhënie pune, edhe pse janë të ndarë.

“Jo nuk jemi bashkë. E them, unë dhe Sinboy vetëm punojmë bashkë. Nëse na shihni bashkë, ne kemi punë”, u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco