Lajmi i fundit

Kuvendi i jep fund spekulimeve, kryetarit të PD Sali Berisha nuk i hiqet mandati i deputetit

'Kam qenë e alkoolizuar në të 20-at e mia', Adele bën rrëfimin e papritur!

'Kam qenë e alkoolizuar në të 20-at e mia', Adele bën rrëfimin e papritur!

09:05, 19/10/2023
A+ Aa A-

Adele ka zbuluar së fundmi se nuk konsumon më alkool prej tre muajsh e gjysmë.

Ajo rrëfeu se vuante nga çrregullimi i personalitetit kufitar (BPD), një çrregullim mendor që karakterizohet nga një model i paqëndrueshmërisë emocionale dhe alkoolizmi është një çrregullim që është i zakonshëm te njerëzit me BPD.

“Unë ndalova së piri ndoshta tre muaj e gjysmë më parë. Është e mërzitshme. Dua të them, kam vuajtur nga BPD shumicën e të njëzetave të mia, por më mungon kaq shumë,” tha Adele.

Adele zbuloi se një herë kishte pirë 4 shishe verë para drekës gjatë Covid-19. Ajo po mbante një gotë verë në skenë në Las Vegas ndërsa bënte rrëfimin. Sipas “Daily Star” ajo u tha fansave të shtunën mbrëma: ‘Më kujtohet kur erdha këtu gjatë Covid-it, ishte ora 11 e mëngjesit dhe piva katër shishe verë. Unë thashë në vitin 2020 se doja të publikoja albumin tim. Dhe ne të gjithë isha në shtëpi vetëm, e dehur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco