Përballja e ashpër mes Feros dhe Arbenitës dhe mesazhi prekës i këngëtarit për vajzën

Përballja e ashpër mes Feros dhe Arbenitës dhe mesazhi prekës i këngëtarit për vajzën

09:32, 16/10/2023
A+ Aa A-

Fero dhe Arbenita janë ndarë dhe këtë e ka bërë me dije vetë ish-reperi me anë të disa statuseve në Instgram.

Me një fëmijë në mes ndarja është gjithmonë më komplekse për një çift. Në statuset e tij Fero ka zbuluar se ligji në Kosovë parashikon që ta takojë të bijën vetëm 3 orë në javë që i bie 2 muaj në 1 dekadë.

Duke e cilësuar këtë si jo të drejtë, ish-reperi kërkon drejtësi dhe i drejtohet të bijës duke i thënë se si në burg, edhe tani i lirë e sheh përmes fotografive.

Ndryshe nga herët e tjera menjëherë pas këtyre statuseve ka reaguar edhe Arbenita, e cila shprehet e shqetësuar nga lutjet e vazhdueshme të Feros për rikthim dhe gjuhën e urrejtjes ndaj saj.

Sa i përket vajzës modelja tregon se e ka lejuar ta takojë më shumë se 3 orë dhe se e ka takuar edhe vetë ish-partnerin që të kenë një bashkëprindërim të mirë.

Për më tepër, Ismajli thotë se Fero nuk pranon t’i japë divorcin dhe kjo po i sjell shumë pasoja psikologjike, emocionale, dhe në karrierë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco