'Televizioni bazohet në Tik Tok'/ Dalina Buzi: Nuk është më një shkollë për të rinjtë, nuk bëjnë më audicione

'Televizioni bazohet në Tik Tok'/ Dalina Buzi: Nuk është më një shkollë për të rinjtë, nuk bëjnë më audicione

21:51, 11/04/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Dalina Buzi ka deklaruar se televizioni sot ka rënë në një nivel ku nuk është i filtruar, por është i bazuar tek personazhet interesante të platformës ‘Tik Tok’.

Buzi shprehet se dikur televizioni ka qenë një shkollë nga ku filloje mësimin se çfarë është lajmi për të nxjerrë një personazh televiziv të kompletuar, gjë që sot nuk ekziston më.

“Nëse ti dje je zënë për të dal në skenë sot është shumë e lehtë të dalësh. Televizini nuk arrin të bëjë audicione, je ti që po e bën audicionin për televizionin, gjithë ai sforcim nuk ekziston më. Sot kush është më interesant në Tik Tok apo në rrjetet sociale e mer televizionin.

Mua më kanë ndodhur sepse nga programi im janë marrë njerëz që janë krijuar. Padyshim unë kam eksperiencë televizive dhe i kam marë ato njerëz  dhe ato nuk dinin si ti shihnin pastaj sepse siç i kam parë unë, siç i kam kijuar unë nuk dinin dhe aty hutoheshin rrugës derisa gjetën veten sepse nuk  kanë kapacitetin që ti shohin.

Është bërë një rrëmujë. Ai nuk vjen në shkollë më. Ne kur shkonim në televizion dmth shkonim në shkollë. Unë kur kam qënë në Top Channel në fillim kam qënë në shkollë, kam mësuar çdo ditë. Dikush më ka bërë një skaletë sesi ndërtohet lajmi, dikush tjetër më drejtonte me kamerën etj.. nuk ka më shkollë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco