‘Dua shumë ta prek atë skenë’/ Nga planet për Sanremo te njohja me partnerin, rrëfehet Marsela Çibukaj

‘Dua shumë ta prek atë skenë’/ Nga planet për Sanremo te njohja me partnerin, rrëfehet Marsela Çibukaj

12:14, 01/04/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj ka folur rreth karrierës dhe jetën e saj si artiste, ku ka theksuar se në festivale nuk merr pjesë vetëm për të rrëmbyer çmimin e parë por për të kënduar këngë të bukura.

E ftuar te ‘Piter Pan’, në Tv Klan, Marsela ka treguar se ka plane të afërta për të marrë pjesë në festivalin e Sanremos, pasi i pëlqen që ta prekë atë skenë.

Sakaq e pyetur në lidhje me jetën personale, këngëtarja tha se partneri i saj e ka bërë për vete me zërin dhe gjestet romantike, ku ka treguar episodin se si ai i kishte dedikuar një këngë poshtë ballkonit me kitarë.

Ke udhëtuar me gomone drejt Italisë?

Është si një eksperiencë, histori për popullin shqiptar ku shumë familje kërkonin të kalonin detin për një të ardhme më të mirë. Edhe prindërit e mi e morën këtë inciativë, udhëtimi ishte drejt të panjohurës por faleminderit që na dhanë mua dhe motrës mundësinë për të arsimuar dhe për një adoleshencë të mirë.

Po te ai festivali që ka qenë në Itali Alketa, po ti do shkosh?

Tek ai festivali që ka qenë Alketa? Për Sanremon e ke fjalën?

E ke synuar atë festival?

Jemi në punime sipër si të them për të shkuar dhe për ta prekur atë skenë. Madje meqë jemi këtu hajde të përqafoj içik mbase na sjell fat fakti që ke qenë ti vetë. Do ishte mirë.

Ti ke marrë pjesë në shumë festivale, mërzitesh kur nuk merr çmim të parë?

Unë marr pjesë për të kënduar këngë të bukura, nuk pretendoj të marr gjithmonë çmim të parë. Nuk mund të fitojmë çdo vit ne, është me rotacion, dua të shkëlqej dhe të bëj për vete publikun.

Po me burrin si je njohur, të ka kënduar poshtë dritares si nëpër filma?

Edhe Vitmari ka kënduar poshtë ballkonit, madje dhe me kitarë. Më tha o Marsela. Më ka kënduar këngë dashurie, këngët e “Rolling Stone”. Më ka bërë për vete me zërin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco