VIDEO/ 'Ata janë si ne’, Kate prek në të pasme Princ William në formë përkëdhelje

VIDEO/ 'Ata janë si ne’, Kate prek në të pasme Princ William në formë përkëdhelje

08:01, 20/02/2023
A+ Aa A-

Kate Middleton ishte verbuese dhe shkëlqente në tapetin e kuq teksa shoqëronte bashkëshortin e saj Princin William në ndarjen e çmimeve BAFTA .

Dukej si një yll i Hollivudit por Kate vodhi pamjen teksa ecte në tapetin e kuq me William pasi u kap nga kamera duke e goditur në të pasme bashkëshortin e saj princ Williamin.

Videoja që bëri xhiron e internetit është kapur nga kamera e Vogue. 

Në mbishkrimi që shoqëroi videon thuhej "ashtu si ne" - duke i përshkruar ata si "një çift normal që ndonjëherë pëlqen të jetë i bujshëm".

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Royal Festival Hall në Londër dhe shumë prej yjeve të filmit kaluan në tapetin e kuq.

Kate Middleton mbante të veshur edhe një herë një fustan të bardhë Alexander McQueen, të cilin e ka veshur për herë të parë në vitin 2019, në të njëjtin event. 

Sipas Dailymail fustani ishte i njëjtë por stilistët e Kate kishin bërë disa ndryshime. 

Ajo e shoqëroi  atë me doreza të gjata dhe vathë të cilët sipas Dailymail kushtonin 18 paundë.

Ndërsa Princ William mbante veshur një smoking të zi me një xhaketë të zezë prej kadifeje dhe papion të zi.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco