I realizoi këngën, Yll Limani ka diçka për të thënë për Nora Istrefin

I realizoi këngën, Yll Limani ka diçka për të thënë për Nora Istrefin

21:47, 23/09/2022
A+ Aa A-

Nora Istrefi është një këngëtare mjaft e dashur për publikun shqiptar. Ajo është gjithnjë në qendër të vëmendjes por edhe për projektet që ajo publikon.

“Ciao” ishte kënga e radhës së publikuar nga Nora dhe po merr një vëmendje të madhe.

Jo vetëm me këngën por Nora ka befasuar edhe me pamjen e saj e cila në fakt duket kaq shumë në formë si përherë.

Mirëpo, së fundmi mësuam se ka qenë Yll Limani ai që ka shkruar tekstin e këngës së Norës.

“E shkruajta këtë këngë për Norën. Kaq super!”- shkruan Ylli

Image

Më herët, Nora reagoi pasi menaxheri i VIP-ave, Alesio Alia tha se këngëtarja e ka nxjerrë atë me humbje gjatë një koncerti.

Por ja si reagoi Nora asokohe:

 “Është dëshpëruese të dëgjosh një deklaratë si ajo e Alesios në Top Channel. Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim, është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi, pati mjaftueshëm publik duke marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve. E vërteta: Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë dhe i nxori në shitje biletat. Por, në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në shqiptari dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoi që fansat të mos besojnë në mbajtjen e koncertit tim. Apo ta kenë marr inat. Sikur të ishte korrekt nuk do t’i merrte salla pjesëmarrësit, siç ndodhi në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen, janë të kota e të pabaza,” –shkroi Nora.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco