‘Sunny Hill Festival' në Tiranë, rregullat që duhet të ndiqni si pjesëmarrës

‘Sunny Hill Festival' në Tiranë, rregullat që duhet të ndiqni si pjesëmarrës

11:41, 26/08/2022
A+ Aa A-

Ditën e sotme nis më në fund "Sunny Hill Festival" në Tiranë me artistë shqiptarë e të huaj. 

Organizatorët kanë publikuar rregullat që duhet të ndiqen nga të gjithë pjesëmarrësit.

 

Rregullat:

1-Mosha minimale për të ndjekur festivalin vetëm është 16-vjeç.

Të rinjtë nën moshën 16-vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga të rriturit.

2-Ju mund ta rimbushni byzylykun tuaj direkt në vendin ku zhvillohet eventi, por ne ju rekomandojmë ta bëni pagesën nëpërmjet aplikacionit të Sunny Hill Festival për të shmangur radhët e gjata.

3-Për t’u futur, mos harroni:

Kartën ID/Pasaportën

Biletën (digjitale ose të printuar)

4-Në hyrje do të kaloni përmes kontrollit të sigurisë.

 

Sende të ndaluara:

Mjete të mprehta

Ushqim dhe pije

Produkte aerosoli (spraj)

Parfume

Narkotikë ose substanca të ndaluara

Çakmakë 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco