Ish-i i Elon Musk dëshiron veshët e kukudhit dhe dhëmbët e vampirëve, reagimi i miliarderit

Ish-i i Elon Musk dëshiron veshët e kukudhit dhe dhëmbët e vampirëve, reagimi i miliarderit

08:46, 19/08/2022
A+ Aa A-

Ish-partnerja e Elon Musk , Grimes, dëshiron të marrë veshët e elfit dhe dhëmbët e vampirëve , siç zbuloi ajo në një seri postimesh në Twitter.

Muzikantja dhe këngëtarja kanadeze shkroi në Twitter, se ajo dëshiron të ketë veshë të mprehtë kukudh, madje duke kërkuar këshilla nga kushdo që ka përvojë me këtë çështje.

"Kam frikë se kërci i veshit e ka të vështirë shërimin. Sidomos si muzikante ky operacion duket i rrezikshëm, por e kam dashur gjithë jetën” " shkroi Grimes në Twitter. 

Në një postim tjetër në Twitter, ajo tha se ishte duke "diskutuar" kryerjen e operacionit, por ishte e shqetësuar sepse "kërkon qepje të përhershme".

Në fakt, në një postim tjetër në Twitter ajo pyet "nëse dikush njeh një person të madh/të sigurt/të besueshëm që mund të më japë dhëmbë vampiri".

Madje, ajo u ka bërë thirrje ndjekësve që t'i japin këshilla dhe ka kërkuar falje nëse u duket e çuditshme që ajo po e diskuton këtë në publik. 

“Më vjen keq nëse është e çuditshme të flasësh hapur për këtë, thjesht duket e pashëndetshme që në media fshehim ndryshimet e trupit. Gjithashtu më pak më intereson bukuria konvencionale (do ta mbaj hundën)”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Reagimi i Elon Musk
Elon Musk nuk mund t'i linte pa përgjigje këto postime në Twitter. 

"Negativët e operacionit të veshit të kukudhit ndoshta i tejkalojnë ato pozitive," shkroi ai, të cilit Grimes u përgjigj:

"Për të qenë i sinqertë, kjo tingëllon si një punë e qartë. Jam e mërzitur që kam lindur disa breza më parë”.

Kujtojmë se Elon Musk u takua me Grimes në vitin 2018 dhe dalja e tyre e parë publike ishte në Met Gala të të njëjtit vit. 

Në maj të vitit 2020, në jetë erdhi djalin e tyre, dhe në dhjetor 2021, ata patën të dytin me anë të një nëne surrogate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco