Dëshironi të dukeni të hidratuar dhe të freskët para verës? Ndiqni këto 5 hapa

Dëshironi të dukeni të hidratuar dhe të freskët para verës? Ndiqni këto 5 hapa

12:41, 02/06/2022
A+ Aa A-

A keni vënë re një turbullim të bezdisshëm në fytyrën tuaj? A nuk është shëndeti i lëkurës suaj të fytyrës prioritet dhe ju dukeni përgjithmonë të lodhur?

Gabimi më i shpeshtë që bëjnë gjithnjë e më shumë femrat është se neglizhojnë shëndetin e fytyrës.

Besojini Aloe Verës

Aloe Vera është një nga “armët” më të mira që natyra i jep njeriut. Vetitë e tij të dobishme janë të shumta, ndërsa për lëkurën, aplikimi i tij lehtëson irritimin e shkaktuar nga thatësia. Duke përdorur produkte me bazë Aloe Vera, do të përmirësoni lagështinë e fytyrës dhe do të çliroheni nga skuqja dhe kruajtjet.

Dietë e pasur me fruta dhe perime

Një dietë e ekuilibruar, e pasur me yndyrna të mira, fruta dhe perime, do të detoksifikojë trupin tuaj dhe do të rivendosë kolagjenin e humbur në lëkurë.

Përdorni produktet e duhura hidratuese

Hidratimi i duhur nuk kërkon përpjekje ose produkte të shtrenjta. Kërkoni produktet që ju përshtaten më shumë, gjeni kohë për të parë se si reagon lëkura ndaj tyre dhe më pas vendosni se cilin të blini. Mos u mashtroni nga ambalazhimi i bukur dhe popullariteti dhe mos i hidhni produktet e bëra me porosi që mund të krijoni në bashkëpunim me farmacistin tuaj.

Pini shumë ujë

Mundohuni të pini të paktën dy litra (rreth dy shishe të mëdha) ujë në ditë. Famëkeqja “8 gota në ditë” është tashmë një mit i vjetër, pasi stili i jetesës moderne dhe ekspozimi i lëkurës ndaj stresit dhe toksinave mjedisore, kanë ndryshuar kërkesat e lëkurës. Pra, ofroni trupit tuaj sa më shumë ujë të mundeni, kjo do t’i bëjë vetëm mirë.

Zgjidhni produkte me hidratim të lartë

Në rast se lëkura juaj kalon në fazën e saj… “më të thatë”, zgjidhni produkte hidratuese të thellë me bazë uji dhe jo, për shembull, vaj, i cili vetëm do të jetë në gjendje të dehidratojë më shumë lëkurën tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco