Luana Vjollca rrëfen historinë e bullizmit nga një kolege në fillim të karrierës

Luana Vjollca rrëfen historinë e bullizmit nga një kolege në fillim të karrierës

10:17, 02/06/2022
A+ Aa A-

Luana Vjollca ka marrë përsipër të trajtojë histori të sajat personale me publikun, nga të cilat gjithmonë rrjedh një mesazh shumë i rëndësishëm sa i takon vlerave dhe forcës njerëzore.

Projekti “Thuaje” është një nismë fantastike e moderatores e cila ka frymëzuar shumë njerëz, pasi siç duket temat që ajo trajton janë plagë të shoqërisë që shumë persona e gjejnë veten.

Në episodin e tretë Luana foli rreth një ngjarje që ka shënjuar jetën e saj.

Një kolege e moderatores para shumë vitesh kur ajo ka qenë në fillimet e saj e ka nënçmuar duke i thënë që është vetëm një vajzë e bukur e asgjë më shumë se kaq. Sipas saj Luana nuk do arrinte asgjë në jetë e siç duket Luana arriti që sot të flasë me zë të lartë për të, me një zë që jo vetëm dëgjohet, por është një nga më të dashurit në Shqipëri.

“Isha” titullohet episodi i cili siç ka ndodhur dhe me dy episodet e para u pasua nga një këngë.

Ajo përcolli mesazhin e fortë që vajzat ta mbështesin njëra-tjetrën e ta duan fort. Mbi të gjitha Luana theksoi se vajzat dhe gratë duhet t’i lënë vend vetes në mënyrë që askush të mos i cenojë dhe të kenë mundësi të bëjnë atë që duan dhe si të duan.

Moderatorja tregoi se episodi i radhës titullohet “A me ra” dhe do të flasë për mamin. Me siguri do të jetë emocionuese dhe shumë e ndjerë, ndaj ne mezi presim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco