Si shumë artistë dhe personazhe të tjerë, edhe këngëtarja e moderatorja Miriam Cani ka rënë pre e një sulmi kibernetik.
Ka qenë Alban Skënderaj, partneri i saj, ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se llogaria e Instagramit të Miriamit është hakuar.
Sipas tij, të gjitha përmbajtjet në faqen e saj po i postojnë hacker-at.
Megjithatë këngëtari bën me dije se po punojnë që të rimarrin sa më shpejt që të jetë e mundur rrjetin e tyre social.
© SYRI.net