Vera do të jetë e tyre, shenjat që do të kenë shumë fat me paratë

Vera do të jetë e tyre, shenjat që do të kenë shumë fat me paratë

10:00, 03/05/2022
A+ Aa A-

Për disa prej shenjave të Zodiakut, kjo verë do të jetë e shklqyer ng ana financiare. Jo vetëm që do t’u buzëqeshë fati dhe nuk do t’u duhet të mendojnë paraprakisht asnjë shpenzim, por nëse tregohen të zgjuar, kjo periudhë do të rrisë ndjeshëm kursimet e jetës.

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje do të fillojnë të korrin frytet e punës së tyre të palodhur në fillim të verës. Rritja e buxhetit familjar do të jetë aq e madhe sa do të mund të nisin edhe investimin në prona të paluajtshme. Megjithatë, astrologët këshillojnë që të mos investohet në pasuri të luajtshme, si për shembull një makinë, sepse mund të rezultojnë lehtësisht si para të shpërdoruara.

Demi

Ditët e fundit të pranverës dhe fillimi i verës do ta kënaqin këtë shenjë me një shumë të papritur, por jashtëzakonisht të madhe parash. Atyre që investojnë një pjesë të parave në bamirësi do t’u kthehen tri herë më shumë.

Binjakët

Yjet këshillojnë që në të ardhmen të jeni bujarë vetëm me miqtë dhe familjen tuaj më të ngushtë. Investimet inteligjente do të fillojnë të shpërblehen gjatë muajve të verës dhe kjo mund të jetë shumë lehtë një kredi për një mik të ngushtë që ka nisur një biznes të ri.

Ujori

Ujori me ndihmën e miqve do të mund të kursejë para të konsiderueshme gjatë muajve të verës. Ai është i njohur për menaxhimin e suksesshëm të financave dhe rrallëherë që kënaqet me shpenzimet monetare pa u menduar mirë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco