Akuza të forta mes konkurrenteve të Për’puthen, shpërthen Arjan Konomi: Je manipuluese, sa herë…

Akuza të forta mes konkurrenteve të Për’puthen, shpërthen Arjan Konomi: Je manipuluese, sa herë…

22:23, 02/05/2022
A+ Aa A-

Dy konkurrentet e Për’Puthen, Alesja Hoxha dhe Rrushe Zyba i dhanë fund shoqërisë së tyre, për shkak të pëlqimit që kishin për të njëjtin djalë.

Me sa duket mosmarrëveshjet mes tyre nuk janë sqaruar ende, pasi Alesja ka hedhur akuza të forta në puntatën e sotme ndaj Rrushes.

Ajo akuzoi konkurrenten se ka pasur marrëdhënie me Astritin jashtë programit.

Këto akuza u hodhën poshtë nga Rrushja, duke theksuar se do të kishte dalë nga programi nëse do të kishte ndodhur gjë.

Debati:

Alesja: Ti ke pasur diçka me Astritin.

Rrushja: Të kisha diçka me Astritin, unë dal që tani, mos sajo

Alesja: Kam dëgjuar fjalë. Pyeta Astritin edhe u acarua kur i thashë. Në moment që ai është i pastër nuk acarohet. Ky reagim më bën t’i vërtetoj dyshimet e mia.

Akuzat e Alesjas sollën një reagim edhe nga opinionisti Arjan Konomi, i cili e qujati konkurrneten “manipuluese” duke shtuar se reagon sa herë që nuk i pëlqejnë situatat.

Debati: 

Arjan Konomi: Në një moment të caktuar kur ke forcuar pak pozitën, atëherë  ngre akuza që nuk më duken as të arsyetuara, që përpiqesh ti shpjegosh por mua më duken akuza manipuluese. Këtë e ke bërë me Albin, e ke bërë me Astritin, po e bën dhe me Rrushen.

Alesja: Do ta bëj me secilin.

Arjan Konomi: Këmbëngulja jote është e frikshme.

Alesja: Në momentin që unë kam një person që unë dyshoj, do ta bërtas të vërtetën.

Arjan Konomi: Nuk e kuptoj çfarë qëllimi ke.

Alesja: Kush është qëllimi i këtyre ma thuaj ti.

Arjan Konomi: Po dyshoj kush janë prioritetet e tua, a është ajo lëndimi që të ka bërë Astriti që të ka bërë një kunjë shumë të madhe. mënyra se si e përdor, ke shumë të drejtë. Por nuk mund të ngresh akuza, për të manipuluar të tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco