Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Kush është Big Mama italiane, reperja që po lufton bullizmin me EP-in e saj

Kush është Big Mama italiane, reperja që po lufton bullizmin me EP-in e saj

19:18, 02/05/2022
A+ Aa A-

Big Mama është një nga artistet më interesante të skenës urbane italiane e cila më 15 prill publikoi Ep-in(format regjistrimi që përmban më shumë se një këngë, por nuk ka mjaftueshëm këngë për t’u konsideruar si album) e saj të parë, me titullin e guximshëm: “Next big things”.

Për vite me radhë, muzika ishte mburoja e artistes, veçanërisht kundër paragjykimeve publike, edhe para se të bëhej e tillë.

Siç ka treguar në disa intervista, Big Mama është bullizuar për peshën  e saj që kur ishte fëmijë.

Kjo histori e destabilizoi rritjen dhe bëri që artistja ta ketë të vështirë pranimin e trupit të saj. Artistja e konsideron si një stimul që i garantoi agresionin në muzikë, diçka që tashmë ishte e mundur të dëgjohej në “77”, por edhe në “Lights Off” dhe “Amsa”.

Egërsia e kritikave u shtua edhe më shumë, kur këngëtarja e re shprehu identitetin e saj seksual si ikonë e LGBTQ+, duke e treguar hapur që ka prirje biseksuale. Diçka që ishte e mundur të rijetohej edhe në botën e muzikës, veçanërisht në Ep-in e saj, ku nuk mungojnë “Poker” dhe “Note”.

“Poker” dhe “Note” tregojnë historinë e dy marrëdhënieve në dy momente të ndryshme, e para me një burrë dhe e dyta me një grua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco