Pas përplasjes së Romeos me produksionin, binjakët heqin dorë nga emisioni?!

Pas përplasjes së Romeos me produksionin, binjakët heqin dorë nga emisioni?!

10:21, 20/02/2022
A+ Aa A-

Donald Veshaj u rendit i dyti në finalen e “Big Brother Vip Albania” duke mos arritur të rrëmbejë çmimin e madh që e mori Ilir Shaqiri.

Ditën e djeshme kudo kanë qarkulluar lajmet se Romeo, i cili ishte i pranishëm në prapaskenat e emisionit, ishte përplasur me produksionin, madje u publikua edhe një video ku shihet i rrethuar nga sigurimi.

 

Donaldi dhe Trixa nuk vazhduan në ‘afterpartyn’ e programit ndërsa ditën e djeshme u hodhën dyshime të tjera se binjakët kanë hequr dorë nga kontrata që u ofroi “Top Channel” për një emision të ri.

Nëse shkojmë në “Instagram-in” e Romeos, do të shikojmë që ai ka fshirë nga profili i tij videon e emisionit që do të mbante me Donaldin, gjë që lë të kuptohet se mund të kenë hequr dorë nga projekti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco