Ronaldo fiton 500 mijë dollarë për çdo postim nga ‘ndjekësit e rremë’ në ‘Instagram’

Ronaldo fiton 500 mijë dollarë për çdo postim nga ‘ndjekësit e rremë’ në ‘Instagram’

09:43, 20/02/2022
A+ Aa A-

Analiza të reja kanë zbuluar se Cristiano Ronaldo është futbollisti me numrin më të madh të ndjekësve të rremë dhe rrjedhimisht dhe përfituesi më i madh nga postimet e sponsorizuara nga ndjekësit e rremë.

‘Ndjekësit e rremë’ në rrjetet sociale janë krijuar posaçërisht për të ndjekur profile të caktuara për të rritur numrin e audiencës së tyre.

Image

Ato janë profile që nuk i përkasin një personi të vërtetë por bëjnë të duket se ky person ka shumë influencë.

Mediat thonë se Ronaldo ia kalon kolegëve të tij Messi e Neymar për numrin e ndjekësve dhe kohët e fundit ka thyer rekordin prej 400 milionë ndjekësish në këtë platformë sociale.

Image

Kërkimi në rrjetin “Instagram” u bë nga rrjeti i zbulimit të kredibilitetit “grin.co” për të zbuluar numrin e ndjekësve të rremë për çdo futbollist.

Numri i llogaritjeve u raportua dhe nga rrjeti “inkifi.com”.

 

Ronaldo renditej i pari me 92.46 milionë ndjekës të rremë, që sipas ekspertëve përbënin 23% të numrit total.

Kështu nga totalja e tij prej gati 2 milionë dollarë të fituara për çdo postim, më shumë se një e katërta vijnë nga ndjekësit e rremë.

Image

Sipas llogaritjeve, fitimet e paligjshme futbollistit 37-vjeçar për çdo postim, arrijnë në 35.3%, më tepër sesa ato të Lionel Messi, i cili llogaritet se fiton $350 000 për çdo postim nga ndjekësit e rremë.

Treshja e skuadrës së Paris Saint-Germain Neymar, Kylian Mbappe e Sergio Ramos ishte pjesa tjetër e pesëshes kryesuese për ndjekës të rremë, edhe pse kishin shumë më pak se dyshja kryesuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco