Konkurrenti i 'Për’puthen' tregon dhimbjen e ndarjes nga jeta të ish-të dashurës

Konkurrenti i 'Për’puthen' tregon dhimbjen e ndarjes nga jeta të ish-të dashurës

09:51, 19/02/2022
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, në puntatën e rradhës të “Për’puthen”, Meliku ka realizuar takimin e rradhës me Lauretën.

Ata kanë shprehut pëlqimin ndaj njeri-tjetrit ku konkurrenti ka thënë se nuk i intereson e shkuara e Lauretës dhe se çdokush meriton një shans të dytë.

Gjatë takimit ai ka hapur zemrën te Laureta duke i rrëfyer një ngjarje të trishtë.

Ai tregon se i ka ndërruar jetë ish- e dashura gjatë një aksidenti me makinë.

Nga rrëfimi, Meliku tregon se mendon vazhdimisht për të dhe sa herë shkon në Vlorë, viziton vendin ku ajo prehet.

“Kemi qenë shumë të fiksuar pas motorëve. Nuk kemi pasur lidhje të gjatë. Një ditë më tha që po ikte të marrte motorin. Unë ndjeva diçka dhe i thashë të ketë kujdes.
Kur po vinte nga autostrada e Fierit, kishte dalë një makinë me shpejtësi dhe për ta shmangur ishte rrëzuar, duke gjetur menjëherë vdekjes. Kaskën ia kishte dhënë vëllait. Ai shpëtoi, ajo jo”.

Meliku tha se vëllai dhe prindërit e kanë mbështetur dhe e kanë ndihmuar të kalojë këtë periudhë.

“Kanë kaluar 5 vite, por kur iki në Vlorë shkoj te varrezat e takoj. E kam kaluar shumë keq. Vëllai, babi, mami më kanë dhënë forcë dhe më japin akoma”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco