Për herë të parë që pas daljes nga “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj ka folur mbrëmjen e sotme.
Ajo tha se ka kaluar ditë të vështira por se me njerëzit e duhur pranë është ndjerë shumë mirë.
“Dua të falënderoj produksionin për kohën që më dha. Kanë qenë ditë të vështira, të kapja ritmin e jetës reale, gjërat që bëja më parë, por kam fatin që jam e rrethuar me shumë dashuri. Jam surprizuar për mirë nga të gjithë njerëzit, kam marrë mesazhe shumë të gjata dhe i falënderoj të gjithë. Nuk e prisja”- tha Beatrix.
“Kishe frikë se si do priteshe nga publiku?”- e pyeti Arbana.
“Muzika është terapia ime, aty ndihem më mirë, prandaj bëra një këngë shpejt”- u përgjigj Trixa.
“Donaldi ka folur për ty...”- tha Arbana.
“E kam ndjekur, në fillim e kisha vështirë të ndahesha nga televizori, gjysmën time e kam aty brenda. Ndjej po njësoj për Donaldin”- u shpreh Beatrix.
© SYRI.net