'Arjola me mos hapjen e Pandorës, i dha pikë Einxhelit’, Arbër flet për banorët e ‘BBV’

'Arjola me mos hapjen e Pandorës, i dha pikë Einxhelit’, Arbër flet për banorët e ‘BBV’

15:52, 01/02/2022
A+ Aa A-

Sportisti Arbër Sulstarova ka qenë së fundmi i ftuar në “Wake Up” ku ka folur për rrugëtimin e tij në “BBV”. Ai foli për marrëdhënien e tij me Ilirin si dhe për konkurrentët e tjerë.

Arbër tha se që në fillim ka dashur të kishte marrëdhënie të mira me Ilirin dhe me Arjolën. Jo vetëm kaq por ai tha dhe 4 emrat e atyre që mendon se mund të jenë finalistët.

"Iliri, Donaldi, Beniada dhe Arjola”- ka thënë Arbër.

Nga ana tjetër, sportisti komentoi edhe mos hapjen e kutisë së Pandorës nga ana e Arjolës. Sipas tij, Arjola i dha pikë Einxhelit.

“Arjola me mos hapjen e kutisë së Pandorës i dha pikë Einxhel, e jam në mes të tyre për të katërtin finalist”, tha Sulstarova.

Por a e bëri për pikë Einxhel hapjen e pandorës dhe mos ndryshimin e udhëtimit? Arbër mendon që jo. Sipas tij, Einxhel veproi ashtu nga ana emocionale.

Nuk mendoj se e bëri për pikë, në atë gjendje se ishte. E bëri nga ana emocionale. I dha shumë pikë dhe e bëri si gjest pozitiv”, tha Arbëri.

Arbër u eliminua nga shtëpia pak javë më parë, ku ishte në nomimin me Monikën.

Rrugëtimi i tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ishte mjaft i shkurtër por goxha i komentuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco