Përfundoi në polici prej ish-të dashurës, Donaldi rrëfen historinë e dashurisë

Përfundoi në polici prej ish-të dashurës, Donaldi rrëfen historinë e dashurisë

14:20, 01/02/2022
A+ Aa A-

Sot është dita e parë e muajit shkurt, pra muajit të ditës së dashurisë.

Si rrjedhojë, banorët kanë ndarë historitë e tyre të dashurisë, duke nisur nga puthja e parë, pëlqimet e para apo situata të tjera si kto referuar ndjenjës së dashurisë.

Një nga banorët që ka rrëfyer historinë e tij ka qenë edhe Donaldi.

Ai ka folur për një situatë gjatë periudhës së gjimnazit, ku ai ishte i dashuruar me një vajzë që ishte në një lidhje. Ai tha se vajza e la të dashurin e saj për Donaldin dhe ata krijuan një lidhke së bashku.

Madje, në një moment ai rrëfeu se atë e ndiqte një person me makinë dhe kur ky e vuri re u përlesh me të, por që personi në fjalë e denoncoi në polici.

“Më denoncoi, por nuk ishte diçka serioze, dhashë deklaratën time dhe aq. Por kam qenë shumë xheloz, i sëmurë fare.”, u shpreh Donaldi.

Kujtojmë se Donaldi ka shprehur disa herë se është natyrë shumë xheloze dhe madje e ka quajtur veten disi ‘i sëmurë’ në një lidhje. Po nuk ka mohuar as faktin se edhe vajzat krahë tij kanë qenë xheloze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Area 01/02/2022 16:06

O Donald aventurat kane nje fund , keshtu si e ke nisur o do rihesh ,o do krihesh ,o do shkosh ne burg ,o large qofte do vritesh me makine.mos u krekos shume me vajzat, mos Ben donzhuanin ,se keto laraskat Kane mbrapa qen te tebuar qe nuk te kafshojne por te hane te gjalle! E ke filluar jeten keq ,o djalo ,nuk luhet me uraganin.perfundimin po e shkruan vet ,nuk eshte jeta aktrim, kujdes se nuk je as aktor o karagjoz!

Shto koment

Denonco