Beniada e kthen sërish në kohë ‘Parfumin’ e Sinan Hoxhës, ja çfarë bën këngëtari

Beniada e kthen sërish në kohë ‘Parfumin’ e Sinan Hoxhës, ja çfarë bën këngëtari

13:15, 01/02/2022
A+ Aa A-

Beniada Nishani është një nga vajzat më të komentuara brenda shtëpisë së ‘BBV’ për natyrën e saj spontane dhe mjaft të çiltër.

Videot e saj, teksa shpreh simpatinë për këngëtarët shqiptarë janë bërë mjaft virale në rrjete sociale pasi për shkak të gjuhës italiane që ajo flet nuk arrin t’i theksojë mirë në shqip.

Sakaq, “Parfumi’ është një nga këngët më të dashura të publikut ndër vite të Sinan Hoxhës që Beniada e këndon shpesh.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Sinani ishte i ftuar në një nga clubet e Tiranës dhe ka bërë një përshëndetje mjaft speciale për konkurrentet e ‘BBV’.

Edhe pas daljes nga lokali ai ka realizuar një video duke përshëndetur Beniadën teksa këndon këngën e tij.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @partofthesoul__

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco