Salma Hayek ka pozuar pa grim dhe ka treguar bukurinë e saj natyrale

Salma Hayek ka pozuar pa grim dhe ka treguar bukurinë e saj natyrale

08:58, 01/02/2022
A+ Aa A-

Salma Hayek ka gëzuar ndjekësit e saj në Instagram duke shpërndarë një foto selfie pa grim në të cilën ka shfaqur një pamje të lakmueshme në dekadën e saj të gjashtë të jetës.

Aktorja 54-vjeçare hyri në Instagram të dielën dhe shfaqi një pamje krejtësisht natyrale me përshkrimin "#selfiesunday #nomakeup".

Më shumë se 700,000 përdorues të Instagramit pëlqeu një selfie në të cilën Hayek pozon me rroba banje ndërsa shikon në distancë.

Në një postim javën e kaluar, Hayek pozoi me të njëjtin kostum dhe inkurajoi ndjekësit e saj që t'i përmbahen vendimeve të tyre të Vitit të Ri.

“Nëse keni harruar të bëni vendimet e Vitit të Ri, është ende janari. Unë bëra të miat, por listës po i shtoj edhe më shumë”, shkruan ajo në firmën e njoftimit.

Në foto ylli i filmit “House of Gucci” është ulur i mbështetur në një shkëmb të madh ndërsa dallgët përplasen me të.

Në fillim të vitit, aktorja përveç bukurisë natyrale ka shfaqur edhe një figurë të lakmueshme për një 55-vjeçare. 

Ajo në disa raste ka pozuar me bikini provokuese, e cila ka marrë komplimente të shumta.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco