50 Cent ka një lajm të hidhur për fansat e tij

50 Cent ka një lajm të hidhur për fansat e tij

16:57, 31/01/2022
A+ Aa A-

Reperi i njohur, 50 Cent, ka dhënë një lajm që do të mërzisë shumë fansat e tij.

46-vjeçari, i cili është nga reperët më të famshëm në botë, ka thënë se pas publikimit të albumit që do të vijë së shpejti do t’i japë fund karrierës duke mos publikuar më këngë të reja si reper.

 

Ai ka zbuluar se krijimtaria e tij do të vazhdojë dhe do të bëjë këngë të reja, por ato do t’i përkasin filmave dhe serialeve në të cilat është i përfshirë si aktor apo producent.

 

“Unë mendoj se ndoshta do të publikoj një tjetër album të plotë, gjërat e tjera që do të bëj janë të lidhura me filmat dhe televizionin”, tha 50 Cent.

Për publikimin e albumit që është në përfundim e sipër, ende nuk ka dalë një datë e saktë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco