Këngëtari britanik Ed Sheeran, tha se nuk ka përdorur celular që nga viti 2015 dhe se i bën mirë shëndetit mendor.
Në një intervistë me Ben Clymer në The Collecotr’s Edition, këngëtari tregoi dhe arsyen pse nuk e përdor më telefonin.
Në ditët e sotme, kjo është jashtëzakonisht e rrallë, veçanërisht për dikë aq të kërkuar si Sheeran.
“Është e jashtëzakonshme që mund të jetosh pa telefon në një periudhë të tillë. Unë nuk mbaj telefon. Nuk kam telefon që nga viti 2015”, tha ia.
Sheeran përmendi se i pëlqente të kalonte më shumë kohë për t’u fokusuar te njerëzit e dashur dhe se shëndeti mendor ishte përmirësuar me këtë ndryshim.
© SYRI.net