Cher do të këndojë titullin nga seriali "Golden Girls", në një shfaqje speciale kushtuar aktores së sapo ndjerë Betty White.
Kujtojmë, aktorja legjendare u nda nga jeta më 31 dhjetor 2021, shtatëmbëdhjetë ditë para se të festonte ditëlindjen e saj të 100-të.
Një nga rolet më të njohura në karrierën e pasur të Betty White është në serialin “Golden Girls”, ku ajo luajti rolin e Rose Nyland, transmeton NME .
Seriali u transmetua për shtatë sezone, nga 1985 deri në 1992.
Cher do të këndojë titullin e serialit, "Thank You For Being A Friend", në specialen "Celebrating Betty White: America's Golden Girl", një shfaqje njëorëshe për nder të aktores së ndjerë, e cila do të transmetohet më 31 Janar në televizionin NBC.
Njoftimin për atë performancë ajo e ka bërë të ditur në Twitter.
Në këtë shfaqje speciale marrin pjesë edhe Ellen DeGeneres, Jimmy Fallon, Jay Leno, Brian Cranston dhe shumë të tjerë.
Every Friend is Golden ?
— Cher (@cher) January 28, 2022
Tune In @nbc
Mon 1/31 10pm ET 9pm CT#CelebratingBettyWhite pic.twitter.com/V0ZyvMRzZY
© SYRI.net