Big Brother Vip tashmë është kthyer në një nga progrmet më të komentuar në vend.
Në katër muaj transmetim,ai ka thyer pritshmëritë e shikueshmërive duke mbledhur pas vetes një numër të konsiderueshëm fansash, por nga ana tjetër ka edhe nga ata të cilët kanë rezerva ndaj tij.
Ndër to ka qenë edhe aktorja e njohur Ema Andrea e cila ka bërë një deklaratë të papritur për ‘BBV’, duke u shprehur e revoltuar ndaj personave që e konsiderojnë si ëndërr hyrjen në këtë format.
“Te kesh enderr me hy ne Big Brother… Nuk di dmth! Te jesh i/ e lumtur se kur fle ne shtrat pranë dikujt qe quhet Paralel dhe e sheh gjithe Shiperia..nuk e di dmth…! Gezuar Shekullin ku lumturia eshte sasi K…! Poete hidhuni vet ne zjarr se librat jane djege kaherë!”, ka shkruar Ema në llogarinë e saj të “Facebook” shoqëruar nga komente të ndryshme të miqve të saj.
© SYRI.net
Po, Ema, ke goditë në shenjë....është niveli kulturor ku ka përfunduar shoqëria shqiptare.....ky është formati më pis që ka në ekranet tona, tjetër gjë nuk ka! Ah po, se harrova: serialet mediokre turke!