Aktorja e njohur 62 vjeçare xhiron për herë të parë në karrierën e saj një skenë nudo

Aktorja e njohur 62 vjeçare xhiron për herë të parë në karrierën e saj një skenë nudo

13:07, 31/01/2022
A+ Aa A-

Aktorja e njohur britanike, Emma Thompson ka xhiruar skenën e parë nudo të karrierës së saj në moshën 62 vjeçare.

Aktorja britanike fituese e çmimit Oscar foli për filmin e saj të ri "Good Luck to You Leo Grande" në panelin virtual Cinema Café në Festivalin e Filmit Sundance dhe në fjalimin e saj u fokusua në mënyrën se si Hollywood i trajton gratë e moshuara, por edhe sesi industria promovon trupat "fake".

Ndonëse ajo sqaroi se nuk e ka problem me personat që vendosin të bëjnë një operacion në trupin e tyre, ajo beson se Hollivudi nuk duhet të fokusohet vetëm tek këta trupa, pasi krijojnë pritshmëri joreale.

Në filmin e saj të ri, ajo luan një të ve, e cila punëson një punonjës seksi për të zbuluar seksualitetin e saj dhe për të përjetuar, për herë të parë në jetën e saj, një orgazmë të vërtetë. 

Aktorja tha për filmin: 

“Gjëja e parë që më bëri ta pranoj këtë rol ishte ndershmëria e personazhit.  Pastaj sigurisht e pashë nevojën për ta bërë këtë film. Për mënyrën se si flasim për kënaqësinë apo turpin. Nuk e kuptova sa shumë kisha etje për një film të tillë, derisa më doli”.

Në fakt, Thompson pranoi se ishte mjaft e vështirë të qëndronte krejtësisht e zhveshur në moshën 62-vjeçare dhe se -ndoshta- nuk mund të xhironte një skenë të ngjashme në një fazë tjetër të karrierës dhe jetës së saj.

 “Nuk mendoj se mund ta kisha bërë më shpejt – jo se ishte e lehtë për mua tani. Sigurisht që ka rol edhe mosha, pasi nuk jemi mësuar të shohim në ekran trupin e zhveshur të një 62-vjeçareje. Asgjë nuk ka ndryshuar në kërkesat e shoqërisë ndaj grave dhe Hollywood-i është përgjegjës për këtë. Të qenit gjithmonë ‘e pamundur’ ka ekzistuar gjithmonë dhe mendoj se është përkeqësuar vitet e fundit”. 

Aktorja tregoi se në një skenë të filmit ajo ulet para pasqyrës, hedh rrobën dhe qëndron krejtësisht e zhveshur. 

Ajo shpreson që me filmin e saj të ri diskutimi për gruan dhe trupin femëror do të intensifikohet dhe do të çojë në rezultate pozitive në të ardhmen. 

Në film, ajo luan me Daryl McCormack nga Peaky Blinders, me të cilin ka bashkëpunuar ngushtë për skenën e parë nudo të karrierës së saj, ndërsa Sophie Hyde është regjisori .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco