'Nuk vazhdon, nuk funksionon’ ja çfarë thotë Stresi për ish-bashkëshorten, Keisi

'Nuk vazhdon, nuk funksionon’ ja çfarë thotë Stresi për ish-bashkëshorten, Keisi

12:54, 31/01/2022
A+ Aa A-

Jo vetëm për talentin e tij si një nga reperat ëm të njohur të vendit, por Stresi është mjaft i komentuar edhe në rrjetet sociale lidhur me jetën e tij private.

Ndonëse kapitulli me Kejsin është i mbyllur prej pothuajse tre vitesh, fansat kanë ende dëshirë për t’i parë bashkë ish-çiftin.

Por, reperi ka bërë me dije se gjëra mes tyre tashmë janë të mbylluara pasi nuk funksionoi.

Ai bëri deklaratën gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, të cilët e pyetën: “A vazhdon lidhja me Kejsin, pse jeni ndarë me njëri-tjetrin?

Ndërsa reperi iu përgjigj: “Nuk vazhdon, nuk funksionon! Është një temë e mbyllur prej 3 vitesh. Nuk e di përse pas 3 vitesh bëni të njëjtën pyetje”.

Ish-çifti i dhanë fund martesës së tyre, pasi marrëdhënia u shoqërua me ulje e ngritje përgjatë viteve.

Pas ndarjes nga ajo, Stresi ka treguar se gëzon respekt të plotë për ish-bashkëshorten, e cila është zhvendosur për të jetuar në Kanada dhe asnjëherë nuk do të fliste fjalë të këqija për të pasi gëzon respekt të plotë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco