VIDEO/'Çmendet' Monika Lubonja: Majë karriges duke kërcyer, tenton edhe të zhvishet

VIDEO/'Çmendet' Monika Lubonja: Majë karriges duke kërcyer, tenton edhe të zhvishet

18:50, 30/01/2022
A+ Aa A-

Banorët brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri, Big Brother VIP, shpesh nga jashtë komentohen për veprimet e tyre, debatet e po ashtu edhe për ndonjë situatë të pazakonshme.

Ata janë në qendër të vëmendjes 24/7, ndonëse bëhen viral për çdo lëvizje e përfliten në masë të madhe në rrjetet sociale.

Së fundmi në Instagram e gjithashtu edhe në rrjetet e tjera të popullarizuara shfaqet një video e aktores Monika Lubonja.

Bëhet fjalë për një video ku artistja shqiptare po kërcente sipër një karrige dhe në një moment thuajse hoqi bluzën.

Kjo shkaktoi reagime të shumta e të qeshura edhe nga banorët, të cilët u argëtuan mjaft shumë marrë parasysh natyrën e Lubonjës, pa komplekse.

Monika ndodhet prej më shumë se 100 ditësh brenda shtëpisë dhe ruan raporte të mira thuajse me të gjithë për shkak të energjisë pozitive.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco