Beatrix Ramosaj arrin një milion klikime me këngën 'Faj'

Beatrix Ramosaj arrin një milion klikime me këngën 'Faj'

16:47, 30/01/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë në qendër të vëmendjen që nga hyrja në Big Brother VIP.

Ndonëse rrugëtimi I saj në shtëpinë e famshme përfundoi para pak kohe, ajo po vazhdon të komentohet.

Lidhja e dashurisë që këngëtarja krijoi brenda shtëpisë me aktorin Donald Veshaj, dhe mënyra se si ajo u krijua bëri që ata të përballen me paragjykime.

Kjo sepse publiku dhe fansat e aktorit e shihini atë me prezantuesen e njohur, Bora Zemani, pasi të dy kishin zhvilluar një takim romantik në ditët e para të spektaklit Big Brother VIP.

Por, kjo nuk e pengoi aktorin që të nis romancën me Beatrix, e cila pas eliminimit qëndroi e heshtur deri në momentin kur publikoi këngën më të re “Faj” dedikuar pikërisht eksperiencës së saj në BB VIP dhe më së shumti partnerit të saj, Donaldit.

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë që nga lansimi i tij, kënga tashmë ka grumbulluar mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Përmes kësaj kënge, e cila është shkruar nga këngëtarja dhe vëllai i saj, Alban Ramosaj, Beatrix tha se tashmë të gjithë mund ta dëgjojnë anën e saj të kësaj historie.

Ndërsa, në anën tjetër Donaldi po vazhdon qëndrimin në shtëpinë e Big Brother VIP drejt synimit të finales, që do të mbahet më 18 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco