‘Filoqyl’, Donaldi bën të njëjtin tatuazh si Fifi: Kjo është domethënia

‘Filoqyl’, Donaldi bën të njëjtin tatuazh si Fifi: Kjo është domethënia

14:09, 30/01/2022
A+ Aa A-

Marrëdhënia e ngushtë mes Donaldit dhe Fifi-t u vu re brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, akoma më shumë kur kjo e fundit doli nga shtëpia.

Pa kaluar shumë kohë nga dalja, këngëtarja bëri tatuazh nofkën që i kishte vënë Donaldi, “Filoqyl”.

 

Të njëjtin tatuazh e ka bërë tani edhe Donaldi brenda shtëpisë së “BBV”, me vetëm një ndryshim, ngjyra.

Fifi e ka ngjyrë të zezë, ndërsa Donaldi ngjyrë të kuqe.

 

Pas përfundimit, e para që e pa dhe e pyeti për kuptimin, ishte Arjola dhe përgjigja që mori ishte: “Njerëzit që duan shiun“.

 

Kujtomë që banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP”, u ka bërë përshtypje afrimiteti i Fifit me Donaldin, natën që këngëtarja hyri për ti bërë një surprizë Monikës.

Kjo situatë u komentua shumë gjatë brenda shtëpisë si dhe jashtë saj, duke shkaktuar shumë polemika mbrëmjen e së premtes.

 

Fifi vendosi mos të paraqitej për të dhënë një shpjegim për situatën mes tyre si dhe për fjalët që i tha Donaldit në vesh, ku i uronte fitoren aktorit të humorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco