Mungon në ‘Për’puthen’ prej ditësh/ Bora tregon gjendjen e saj shëndetësore

Mungon në ‘Për’puthen’ prej ditësh/ Bora tregon gjendjen e saj shëndetësore

13:16, 30/01/2022
A+ Aa A-

Moderatorja e “Për’puthen”, Bora Zemani ka munguar prej disa ditësh radhazi në program.

Dy puntatat janë prezantuar nga Ana Lleshi, një prej konkurrenteve, ndërsa në punatën “Prime”, është zhvendosur nga një tjetër moderatore e njohur, Elona Duro.

 

Ajo i uroi shërim të shpejtë moderatores, si dhe një pjesë të djemve, të cilët mungonin po për arsye shëndetësore.

Moderatorja ka publikuar një video, ku ka treguar gjendjen e saj shëndetësore.

 

“Faleminderit shumë për mesazhet që më keno dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen”, thotë Bora.

Po ashtu ajo i ka këshilluar të gjithë të tregojnë kujdes, sepse çfarë nuk po qarkullon këto kohë.

 

Ndërkohë, ajo ka treguar se e ëma e saj po kujdeset për të, madje gjatë videos ajo i sjell antibiotikun.

“Ju puth fort të gjithëve, nga larg, që mos t’ju ngjis ndonjë gjë”, tha Bora, e cila kishte zgjedhur një filtër, për të mos treguar të qartë fytyrën .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco