Einxhel e shqetësuar: Çfarë mendon babi për Dagz-in...

Einxhel e shqetësuar: Çfarë mendon babi për Dagz-in...

12:06, 30/01/2022
A+ Aa A-

Einxhel Shkira pak ditë më parë, gjatë një sfide ka pësuar një lëndim në krah, ku rezultoi me thyerjen e tij.

Moderatorja u dërgua menjëherë në spital, ku ju nënshtrua edhe një operacioni.

 

Gjatë mbrëmjes së të premtes, Einxhel iu bashkua në një lidhje ‘live’ shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke i thënë të gjithëve se është në gjendje të mirë.

Pas trajtimit që mori në spital, ajo u kthye ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

 

Einxhel duhet të qëndrojë vetëm shtrirë për disa ditë.

Teksa po pushonte e shtrirë ajo ka biseduar me Arjolën për disa gjëra.

 

Ajo u shpreh se është shumë në merak se çfarë mendon babai i saj për Dagz-in.

Arjola në anën tjetër, tha se babai i saj mund të mendojë vetëm gjëra të mira për të.

 

Madje, ajo ngriti një hipotezë se ata do jenë takuar që në momentin që Dj Dagz ka dalë nga shtëpia.

Por, Einxhel tha se nuk e beson një gjë të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco