YouTuber me fitimet më të larta në histori është Jimmy Donaldson i njohur më mirë si MrBeast, shkruan Forbes.
Vetëm në vitin 2021, Jimmy fitoi 54 milionë dollarë dhe kanali i tij aktualisht është i teti me më shumë abonentë në të gjithë YouTube.
23-vjeçari ka 88.3 milionë abonentë në YouTube dhe videot e tij kanë më shumë se 10 miliardë shikime.
Ai filloi të publikojë në këtë platformë në fillim të vitit 2012. Ai u bë një sensacion në internet pasi videoja e tij e quajtur Counting to 100,000 u pa dhjetë mijë herë në vetëm pak ditë në 2017. Ai u bë i njohur falë videove të tij me sfida, detyra të vështira apo mbijetesë.
Në vendin e dytë të youtubers më të paguar është Ryan Kaji, dhe në vendin e tretë është Jake Paul.
© SYRI.net